Tash e pesë muaj amerikanit John Chesnut nuk i lejohet nga përfaqësuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës të futet në hangarin, në të cilin ai ka vendosur aeroplanin e tij me leje të Policisë së Kosovës. “Limak”-u ia kërkon 5600 euro në muaj qira.
John Chesnut, amerikani i cili ia ofroi aeroplanin e tij trajnues Kosovës, e solli atë në pronën e Policisë së Kosovës, të cilët ia dhanë edhe çelësin e hangarit për ta vendosur atë afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), tash e disa muaj është duke u penguar nga përfaqësuesit e kompanisë turke “Limak” ta shfrytëzojë aeroplanin.
Ata nuk e lejojnë të futet në hangar, ku ndodhet aeroplani i z. Chesnut tash e pesë muaj. “Limak” ia kërkon këtij amerikani 5624 euro qira në muaj për shfrytëzimin e hangarit, i cili ka tabelën me shenjë të Policisë së Kosovës.
“Më 22.08.2016, më është dhënë çelësi i hangarit nga Policia e Kosovës. Unë ende e kam çelësin, por ‘Limak’ nuk më lejon që të futem tash e pesë muaj, as për ta kontrolluar aeroplanin tim”, ka treguar për gazetën “Zëri” z. Chesnut.
Ai ka shumë kohë që bredh nëpër zyrë të zyrtarëve të lartë të shtetit, por asnjëri nuk i jep përgjigje, ndërkohë që “Limak” vazhdon t’i dërgojë çdo muaj faturat për këtë pronë, duke këmbëngulur se kjo pronë është e tyre. Në anën tjetër, amerikani Chesnut injorohet edhe nga zyrtarët qeveritarë të Kosovës, gjegjësisht nga Ministria e Punëve të Brendshme e cila nuk jep asnjë përgjigje.
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidenti...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për fajde
Kristjan Asllani asiston në ndeshje ndaj Goztepes
Qarkulloi rreth 2 milionë euro, arrestohet administratorja p...
Identifikohet burri që u vra pasi u përpoq të hynte në pronë...
Moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe tempera...