Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka shkelur ligjin i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura.
Në një foto të siguruar nga portali arbresh.info, Lutfi Haziri shihet duke pirë cigare në lokalin “Te Cucat”, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj.
Ligjin e njëjtë e ka shkelur edhe Ministrja pa portofol e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.
Raste të tilla kur ligjet shkelen nga vet ata të cilët i kanë miratuar këto ligje, nuk është se kontribuojnë në thirrjet që vazhdimisht ju bëhen qytetarëve që të respektojnë ligjin, e posaçërisht ligjin kundër pirjes së duhanit në ambientet e mbyllura. /arbresh.info/

Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...