Në kohën kur sëmundja e kancerit po merr shumë jetë, po punohet vazhdimisht që të gjinden sa më shumë mënyra që të luftohet.
E disa shkencëtarë e kanë shpallur karotën armë të re në luftën kundër kancerit të prostatës.
Studimi të cilin e kanë udhëhequr profesor Norman Maitland nga Universiteti në York, pohon që ushqimi i pasur me vitaminë A mund të jetë kyç në luftën kundër kësaj sëmundje, ndërsa e bën më lehtë të shërueshme.
Hulumtuesit kanë zbuluar që acidi retenoik, kimikati nga vitamina A, mund të kufizojë përhapjen e kancerit në indin përreth.
Vitamina A mund të gjendet në ushqimet si karota, patatja dhe perimet e gjelbra, siç është lakra jeshile.
“Nëse kanceri është i kufizuar në prostatë është shumë më lehtë të shërohet me mjekësi konvencionale. Këtu më shumë ka të bëjë me preventivë se sa ilaç, por vitamina A mund të ndalë përhapjen e kancerit. Ne kemi zbuluar që në rastin e kancerit të prostatës janë përjashtuar gjenet e caktuara. Me vite dihet që mungesa e vitaminës A në gjak është e lidhur me kancerin e prostatës, por askush nuk ka ditur se cilët mekanizma janë të përfshirë”, ka deklaruar profesor Maitland.
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën
Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Elbasan
E dhimbshme: 70 vjeçari vdes disa ditë pasi u godit nga vetu...
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...