Kryetari serb në ikje, Tomisllav Nikoliq, ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) se politika serbe ndaj Maqedonisë nuk duhet të ndryshojë, dhe se duhet ta ruajmë Maqedoninë, edhe pse ajo votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Maqedonia na e hodhi. Por, ne kemi marrëdhënie të mira me ata. Ne duhet patjetër ta ruajmë Maqedoninë. Neve na duhet Maqedonia. Ata janë në një kaos të madh. Aq më vjen këq, nuk e di nëse ndonjëherë do të formojnë qeveri. A janë hequr tabelat nga vendkalimet kufitare? Shikoni, ajo ishte njëra nga arsyet përse në Bruksel, në bisedë miqësore u qortuam, Ivanovi dhe unë” deklaron Nikoliq për RTS-në.
Nikoliq thotë se Serbia nuk duhet të ndërmerr kundërqëndrime ndaj Maqedonisë.
”E dini çfarë, do të ishte kudnërqëndrim që ne ta ndryshojnë vendimin për emrin me të cilin e njohëm Maqedoninë. A është kjo e realtë? Jo. Serbia do të jetë ajo që do t’u hakmerret të vegjlive”, shtoi Nikoliq.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje