Presidentja e Komitetit Nobel që akordon çdo vit çmimin e paqes, Kaci Kullmann Five vdiq dje në moshën 65 vjeçare, njoftoi sot komiteti.
Kullmann Five ishte e prekur që nga viti 2014 nga sëmundja e kancerit të gjirit.
Lindur në vitin 1951 në Oslo, ka mbajtur postin e deputetesh nga viti (1981-97), lidere e partisë konservatore (1991-94) dhe ministre (1989-90) përpara se të niste karrierën në sektorin privat. Ajo hyri për jetë të parë në komitetin Nobel në 2003.
Ajo pasoi në marsin e 2015 në presidencën e komitetit ish-kryministrin Thorbjørn Jagland dhe u përzgjodh nga revista “Forbes” si një prej grave më me influencë në botë.
Pas disa zgjedhjeve kontroverse nën periudhën Jagland (Barack Obama në 2009, Bashkimi Evropian në 2012), komiteti Nobel i kryesuar nga Kullmann Five akordoi në formë mirënjohje dy procese paqeje të brishta por mjaft aktuale. Tranzicioni demokratik në Tunizi dhe ç’armatosja e guerilasve marksistë në Kolumbi.
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...