Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), zoti Haki Demolli priti sot, në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, z. Ilija Strasevki.
Zoti Demolli, me këtë rast, e ka falënderuar ambasadorin Strasevski dhe përmes tij Republikën e Maqedoninë duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes e cila po e ndihmon FSK-në posaçërisht në trajnimin dhe shkollimin e kadetëve të FSK-së që janë pjesëtarë të komuniteteve.
Ministri Haki Demolli, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Strasevski me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me aktivitet që po zhvillohen për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armartosura të Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori Strasevski e ka uruar ministrin Demolli, për emërimin e tij në postin e ministrit të MFSK-së, dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e mirë me Kosovën, veçanërisht në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë dhe MFSK-së në të gjitha ato fusha që janë me interes të përbashkët.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen