Pas publikmit të lajmit për emërimin e një rrugë me emrin e Sllobodan Millosheviqit, ka reaguar Qeveria e Kosovës, e cila ka paralajmëruar serbët të hënë që të mos vazhdojnë me vendimin për të emëruar një rrugë me këtij të fundit, i cili nxiti luftën më 1999 në Kosovë.
“Për qeverinë e Kosovës, një vendim i tillë është i papranueshëm”, ka thënë Bajram Gecaj, zëvendësministër i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal për Reuters.
Vendimi që një komunë serbe të emëronte një rrugë me emrin e Millosheviqit, u prit ashpër edhe nga popullata por edhe nga qeveria.
“Ne presim nga kuvendi komunal i Ranillugut që të ulet dhe të ndryshojë vendimin, dhe nëse kjo nuk ndodhë, atë herë do të ndërmarrim veprimet e nevojshme në bazë të ligjit”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit Komunal të Ranillugut, Sasha Aleksiq, ka thënë se vendimi është sistemuar “për diskutime të mëtejshme”.
Rreth 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe pothuajse 1 milion të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës brutale të kryer nga forcat serbe nën urdhrat e Millosheviqit më 1998-99, para se NATO të intervenonte me sulme ajrore që zgjatën 78 ditë pas së cilës Kosova mori rrugën e saj drejt pavarësisë e cila u shpall më 2008.
Nëntëdhjetë për qind e popullatës së re prej 1.8 milionë banorësh janë shqiptarë, por një pakicë serbe vazhdon të mbetet në Kosovë.
Trump thotë se Katari do të investojë 10 miliardë dollarë në...
Dosja e Prokurorisë ndaj drejtoreshës së çerdhes “Botanika” ...
Real Madridi afër finalizimit të transferimit të parë për kë...
Nipi i Gani Geci, Fatos Geci i bashkohet partisë Guxo
Trump për paqen në Ukrainë: Asgjë nuk do të ndodhë deri sa t...
Korenica pas fitoi Kupën e Rumanisë: Ky trofe i dedikohet ba...