Bota është duke u shndërruar në një vend çdo herë e më të rrezikshëm dhe tani vetëm 10 shtete konsiderohen si tërësisht të lira nga konflikti, thuhet në indeksin global të paqes.
Përkeqësimi i konflikteve në Lindjen e Mesme, mungesa e zgjidhjes së krizës së refugjatëve dhe rritja e vdekjeve nga incidentet terroriste kanë kontribuar që bota të jetë më pak paqësore në 2016 se sa ishte në vitin 2015, transmeton portali arbresh.info.
Tani ka pak vende në botë që mund të konsiderohen me të vërtetë në paqe – me fjalë të tjera, nuk janë të angazhuar në ndonjë konflikt brenda apo jashtë vendit se sa ishin në vitin 2014.
Sipas Institutit për Ekonomi dhe Paqe, që përpilon këtë indeks tashmë prej 10 vitesh, vetëm Botswana, Kili, Kosta Rika, Japonia, Mauritania, Panamaja, Katari, Zvicra, Uruguai dhe Vietnami nuk janë në konflikt./Arbresh.info
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme