Misioni i OSBE-së në Kosovë ka publikuar sot numrin e tretë të Monitoruesit të Drejtësisë, publikim ky që paraqet treguesit cilësor të performancës për gjykatat e shkallës së parë në Kosovë.
Monitoruesi i Drejtësisë bën vlerësimin e respektimit të standardeve për proces të drejtë nga ana e gjykatave, përfshirë këtu të drejtën për qasje në drejtësi dhe gjykim brenda kohës së duhur, mbrojtjen e palëve dhe dëshmitarëve të cilët ofrojnë dëshminë e tyre, dhe arsyetimin e mirë të aktvendimeve.
Monitorimi ka gjetur se akoma mbesin mangësi në shumicën e fushave të monitoruara, përfshirë këtu ato që kanë të bëjnë me të drejtën për gjykim brenda kohës së arsyeshme, qasjen në drejtësi, aktvendimet e arsyetuara mirë dhe garancitë në fazën e shqyrtimit të provave për të pandehurit dhe dëshmitarët.
Por, ka pasur edhe përmirësim në disa fusha të monitoruara. Numri i seancave joproduktive ka shënuar rënie në 22% – krahasuar me periudhën e fundit raportuese nga dhjetori i vitit 2015. Përveç kësaj, monitorimi ka treguar që ka pasur baza të qarta për ankesa bazuar në të drejtat dhe liritë themelore në 15% të lëndëve të monitoruara, që paraqet përmirësim nga periudha e fundit raportuese ku numri i ankesave ishte 18%.
Efikasiteti i gjykatave ka mbetur i njëjtë si në periudhën e mëparshme raportuese, dhe është shënuar në përafërsisht 105%, ku për çdo 100 raste të reja të parashtruara, përfundohen 105, që nënkupton që gjyqtarët jo vetëm që i përfundojnë rastet e reja por edhe një numër të lëndëve të vjetra të pazgjidhura.
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin
Ramush Haradinaj propozon qeveri të opozitës, u bën ftesë LD...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme