Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi që të ndalën votimet e dyfishta.
Ish kryetari i Kuvendit në një postim në Facebook, ka kërkuar nga KQZ dhe gjithë trupat e saj në veprim qe të vihen në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Drenasit.
Sipas, Krasniqit vëzhguesit e Nismës janë duke u kërcënuar.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Krasniqi vlerëon se gjatë ditës ka pasur parregullsi, por qe ato janë shtuar në orët e mbrëmjes.
NDALNI VOTIMET E DYFISHTA
Kërkoj nga KQZ-ja dhe gjithë trupat e saj në veprim që të vihen në mbrojtje te vullnetit te qytetarëve te Drenasit.
Edhe gjatë ditëve te fushatës dhe ditës së sotme kishte parregullsi të ndryshme, por parregullsitë janë shtuar në orët e mbrëmjes. Me te madhe tani janë duke ndodhur votimet e dyfishta. Vëzhguesit tanë janë duke u kërcënuar.
Këto janë dëshmi se në veprim janë futur veprime të pa ligjshme, joshje te të gjitha natyrave, mbase edhe paraja.
Andaj kërkojmë edhe nga Prokuroria e policia, kjo e fundit është e implikuar edhe në raste të veprimeve të pa ligjshme në ditën e heshtjes.
Të gjithë institucionet e përmendura, duhet të vihen në mbrojtje të votës së lirë!
Për parregullsitë e tjera opinionin do ta njoftojmë më kohë.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS për Kosovën
Jakup Krasniqi
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë