Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa me rastin e shtatë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës kanë bërë homazhe tek varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga deklaroi se po bëjnë nderime tek varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, ideatorit të pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se po bënin nderime për presidentin e parë të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, burrit që vuri themelet e shtetit.
Kryeministri deklaroi se Ibrahim Rugova ja kushtoi tërë jetën e tij shtetit të Kosovës. Dhe se vlerëson lartë veprën dhe kontributin e presidentit Rugova, vepër kjo që e motivon të punoj për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës
Homazhe ka bërë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe personalitete tjera.
Momenti kur Limi u fut në shtëpi, puthje për Bian dhe shtrën...
Washington Post zbulon sfondin e arrestimit të Maduros: Edhe...
Gazeta italiane shkruan për procesin ndaj Thaçit: Një gjyq i...
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: Shumë njerëz nuk e b...
Ambasadori britanik: 2026-ta të jetë vit i rikthimit të Koso...
Kupchan: Kongresi i SHBA-së po nxit Trumpin për normalizimin...