Arrestohen pesë militantë të ISIS-it në Turqi

08:38 | 10 Nëntor 2016
Arbresh.info

Pesë anëtarë të Shtetit Islamik janë arrestuar gjatë një operacioni special në provincën e Izmirit, thuhet në mesazhin e policisë, transmeton portali arbresh.info.

Të ndaluarit ishin anëtarë të grupeve ilegale të armatosura në Irak dhe Siri. Departamenti i policisë ka thënë që operacionet për kapjen e militantëve të ISIS-it në Izmir do të vazhdojnë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale