Sipas saj, Amerika ka dhënë kontribut të madh për vendin në vazhdimësi, pavarësisht se kush ka qenë në krye të Shtëpisë e Bardhë, presidenti nga radhët e republikanëve apo demokratëve.
Këto komente Çitaku i ka bërë gjatë një interviste të shkurtër dhënë gazetës “Zëri”, pas zgjedhjes së republikanit Trump, president i ri i SHBA-ve.
Znj. Çitaku, ju përfaqësoni Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë rëndësie kanë këto zgjedhje për shtetin më të ri në Evropë?
Çitaku: Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë ndikimet e tyre jo vetëm në zhvillimet politike në Kosovë, por edhe në një sfond më të gjerë gjeopolitik. SHBA-të janë themeltare të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s e cila ka ndërhyrë ushtarakisht në vitin 1999 në Kosovë, luan ende rol vendimtar në politikat e zgjerimit, jo vetëm të Aleancës, por është edhe partner me Bashkimin Evropian.
Në një kohë kur subjektiviteti ynë ndërkombëtar vazhdon të jetë i kontestuar, fakti që Kosova ka mundur vazhdimisht të llogarisë deri më tani në ndihmën e SHBA-ve, pavarësisht kush ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, president demokrat, apo republikan, është shumë domethënëse dhe ne shpresojmë se kjo frymë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë