Partia Demokratike Shqiptare deklaron se me vëmendje është duke ndjekur zhvillimet në Kumanovë dhe apelon qytetarët që ta ruajnë qetësinë dhe në asnjë mënyrë të mos bien pre e provokimeve.
“Partia Demokratike Shqiptare, konform pozicionit momental politik që ka si opozitë, kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme si dhe institucionet e tjera qeveritare të involvuara në këtë situatë, që me veprimet e tyre në asnjë mënyrë të mos cenojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”, shkruan në komunikatën e partisë së Menduh Thaçit.
Partia Demokratike Shqiptare në këto momente krize ka thënë se ajo ka potencialin dhe aftësinë politike që pakënaqësitë e akumuluara t’i artikulojë me metoda politike dhe ti mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë si dhe apelon që shqiptarët të mos bëhen pjesë e skenarëve të individëve dhe grupeve të ndryshme me agjendë dhe qëllime të cilat nuk përkojnë me metodat me të cilat shqiptarët do të donin të zgjidheshin problemet e tyre.
“Apelojmë tek faktori ndërkombëtarë që urgjentisht të ndërhy në këtë situatë me qëllim të parandalimit të përshkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës”, apelon PDSH./arbresh.info/
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat...
Të premten vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe erëra të...
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...