Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka zgjedhur rrjetin social facebook tu uroj grave Ditën e tyre, 8 Marsin.
Thotë se historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë…
“Këso ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre. Ishin luftëtare, heroina, dëshmore të kombit. Të tilla janë edhe sot. Në institucionet më të larta të vendit, bartëse të arsimit e edukimit, mjeke e afariste, police e pjesëtare të FSK-së, kultivuese të familjes e edukatore të fëmijëve. Meritojnë edhe më shumë. Kujdesin më të madh të shoqërisë”, thotë ai.
Sipas tij, shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale.
Madje thotë se vlerat e një shoqërie nuk maten me numra të veçuar, por sipas tij, ato pasqyrohen përmes harmonisë.
“Do të punojmë së bashku të ndërtojmë vlerat tona. Zonja të nderuara, Ju uroj 8 Marsin!”, shkruan Mustafa.
Ndryshe, në kohë fushate kryeministri Isa Mustafa pati premtuar se në kabinetin e tij qeveritar, ministre do të jenë rreth gjysma e kabinetit. Kjo gjë jo që nuk u realizua nga partia me të cilën ka koalicion por as nga vet ai. Në gjithë kabinetin janë vetëm dy ministre, një nga radhët e LDK-së e tjetra nga radhët e PDK-së./arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...