Sulmet ajrore të ushtrisë egjiptiane vranë 25 militant islamikë në Sinain verior në dy ditët e fundit, është raportuar nga burimet e sigurisë.
Në sulmet e sotme ajrore u goditën dy shtëpi në jug të qytetit të Sheikh Zuveid dhe vranë 10 militantë në grupin “Ansar Beit al-Makdisi”. Të plagosur ishin 14 militantë.
Të paktën 15 militantë u vranë dje, kur sulmet ajrore goditën tri shtëpi në jug të qytetit të Sheikh Zuveid.
Sinai i veriut është epiqendra e rebelimit islamik i cili deri tani ka vrarë qindra policë dhe ushtarë që kur Shefi i atëhershëm shtabit të ushtrisë egjiptiane Abdel Fatah al-Sisi, përmbysi presidentin islamist Mohammed Morsi në korrik 2013, pas protestave masive.
Në Merdarë, 40 minuta pritje për të dal nga Kosova
SHBA dhe Europa “në garë” për Groenlandën
Gjendet i vdekur 60-vjeçari në Elbasan
E dhimbshme: 70 vjeçari vdes disa ditë pasi u godit nga vetu...
Parashikimi i motit për sot
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...