Stilistja e flokëve, Jennifer Yepez, ka shfaqur së fundmi një gërshetë franceze në pjesën e pasme të kokës së modeles, Constance Jablonski. Për ta krijuar këtë model duhet të filloni ta krijoni bishtalecin nga rrënja e flokëve të pasmë dhe pasi të keni mbërritur deri në gjysmë të gjatësisë së flokëve tuaj, t’i mblidhni flokët në një stil topuz, në kurorë të kokës. Nxitoni ta provoni sa më parë do të duken bukur dhe do të ndjeheni të freskëta…

Margot Robbie është duke promovuar filmin e saj më të ri, “The Legend of Tarzan” në vende të ndryshem të botës. Gjatë kësaj periudhe ajo ka provuar stile të ndryshme flokësh, megjithatë, stili më i pëlqyer i flokëve, pa dyshim është sitli i topuzit ët poshtëm, i krijuar me flokët e saj të valëzuar nga stilisti Renato Campora. Për ta bërë edhe më interesant stilin e flokëve, Campora ka përdorur një karficë të gjatë, të dizajnuar na Jen Atkin, stilisti që njihet për punën që bën me motrat Kardashian.

Aktorja e filmit “Neon Demon” ka spikatur në tapetin e kuq, përveç të tjerave dhe për modelin e flokëve. Ajo që bie më shumë në sy është vendosja e aksesorëve të flokëve( lule ). Jenda Alcorn, stilistja e saj, kishte vendosur që për premierën e filmit të fundit të Elle-s t’i krijonte një topuz me flokët që paraprakisht i kishte gërsheta, para se t’ia vendoste disa trëndafila shumëngjyrësh. Ky është një model flokësh femëror dhe tepër modern.

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare