Gjykata Komunale në Sarajevë konfirmoi një padi kundër ish-presidentit të Federatës së Bosnjës Zhivko Budimir dhe të tjerët të cilët janë të akuzuar për abuzim të autoritetit.
Ata janë të ngarkuar me dhënien apo marrjen e ryshfeteve dhe formave të tjera të përfitimeve, si dhe ndërmjetësim të paligjshëm.
Gjykata eshte ne proces të konfirmimit te aktakuzës, informuan Prokuroria e Sarajevës, dhe një seancë dëgjimore është planifikuar të mbahet më 26 mars.
Aktakuza poashtu është ngritur kundër këshilltarit të tij Peter Barišić, presidenti i Organizatës së Veteranëve të FBiH Kulosmana Saud, Kryetar i Komisionit për falje Hidajeta Haliloviç, ish deputeti në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të FBiH Zheljko Asic, si dhe kundër Armin Kulovac.
Budimir është akuzuar me të pandehurit e tjerë, me nismën e vet ose me ndërhyrjen e njerëzve të ndryshëm, se ka abuzuar autoritetin e kryetarit të Federatës dhe në mënyrë të paligjshme ka dhënë falje, lirimin nga dënimi me burgim dhe fshirjen e të dhënave kriminale të personave të dënuar.
Prokuroria e shtetit ka ngritur aktakuzë për faljen e të dënuarve dhe marrjen e ryshfetit kundër aktorëve të çështjes, në fund të 2013, por Gjykata më pas shpalli veten jokompetente kështu që rasti është referuar në Prokurorinë e kantonit në Sarajevë.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...