Kancelarja gjermane, Angela Merkel është befasuar me sfidën e tretë çerekfinale në Kampionatin Evropian 2016 të zhvilluar ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë.
Takimi i zhvilluar në stadiumin Stade de Bordeaux ka përfunduar në favor të gjermanëve, të cilët mposhtën në penalti Italinë për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.
“Çfarë ndeshje! Urime Gjermanisë që arriti në gjysmëfinale. Jam shumë e kënaqur me suksesin e arritur kundër Italisë”, shkruan Angela Merkel në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, transmeton portali arbresh.info.
Gjermania në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Francë – Islandë, që zhvillohet nesër nga ora 21:00./arbresh.info
AUV paralajmëron për praninë e mundshme të aflatoksinës M1 n...
Reshjet e borës përfshijnë qarkun e Korçës, vijon puna për p...
Ish-drejtuesit e Byros Kosovare të Sigurimeve në mesin e të ...
Kjo është gjendja shëndetësore e familjes nga Rahoveci që bë...
Osmani: Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon
Sitnica del nga shtrati, raportohet për evakuim të banorëve