Qeverisë i dorëzohet kërkesa për sigurimet shëndetësore

11:01 | 30 Qershor 2016
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani dhe Këshilli Përgatitor Për Themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore vendosi t’i dërgojë qeverisë kërkesën për marrjen e vendimit për fillimin e grumbullimit të premiumeve.

Rrahmani tha se Ministria e Shëndetësisë, bashkë me disa ministri dhe agjensione të tjera, i ka kryer përgatitjet teknike që pas marrjes së vendimit nga ana e ekzekutivit të vendit, të mund të fillohet me mbledhjen e premiumeve.

“Ne si Ministri e Shëndetësisë i kemi kryer përgatitjet tona, ndërsa i takon Qeverisë që t’i vlerësojë proceset që i kemi zhvilluar dhe nivelin e përgatitjeve, për të sjellë pastaj vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore”, tha Rrahmani.

Në një njoftim për media thuhet se anëtarët e Këshillit u bëjnë thirrje qytetarëve të vendit për të cilët do të ketë një fushatë informuese, që të njoftohen përmes institucioneve përgjegjëse për procesin e sigurimeve shëndetësore, duke shfrytëzuar mekanizmat e MSh-së dhe të Agjensionit të Financimit Shëndetësor për të marrë informata burimore rreth procesit.

Shpërndaje në rrjete sociale