Së fundmi, ekspertët kanë ‘zbuluar’ se cilat janë disa nga ushqimet që mund të ndihmojnë gratë gjatë procesit të plakjes, për të pasur një jetë sa më aktive.
Portokalli, molla, dardha, sallata jeshile dhe arra, ndihmojnë gratë në moshë të qëndrojnë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.
Në përgjithësi, dietat e bazuara me fruta, sallatë dhe perime, si dhe pijet me nivel të ulët të sheqerit si lëngu portokallit dhe i dardhës, reduktojnë gjendjen e dobësisë tek gratë në moshë.
Ekspertët kanë sugjeruar konsumimin e dy grushteve arra në javë, me pretendimin se arrat zgjasin jetën.
Kërkimet e mëparshme kanë gjetur se arrat ulin rrezikun e sulmeve të zemrës dhe diabetit, lehtësimin e stresit dhe shfaqjes së kancerit.
Një tjetër studim nga Universiteti i Miçiganit ka gjetur se njerëzit që konsumonin të paktën një mollë në ditë kishin 9% me pak mundësi për shfaqje të problemeve shëndetësore.
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare