Kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi ka thënë se nuk mund të bësh reforma për Arsim Profesional kur së pari shkollat profesionale nuk kanë material për praktikë në mungesë të buxhetit, kur ke shkolla dhe drejtime që nuk i duhen tregut të punës dhe ato shkolla që i duhen tregut të punës nuk i ke.
Komenti i tij i plotë:
“Për me thënë të vertetën prej krejt Ministrave me duket Ministri i Arsimit: Arsim Bajrami – më punëtor. Ka vizion se çka dëshiron të bëjë dhe dëshiron ta ndryshoj pozitivisht Arsimin në Kosovë por nuk e ka njohurinë e saktë se si është terreni, dhe Ministria nuk kanë kapacitete me u përball me të gjitha fushat. Do të thotë edhe me ecë përpara edhe t’i rregullojë problemet e të kaluarës. Me pas qenë unë Arsim Bajrami – isha ulë një jave ose një muaj dhe i kisha analizuar vetëm problemet e brendshme organizative dhe i kisha vënë në terezi, pastaj kisha vazhduar të zbatoj vizione.
Nuk mund të bësh reforma për Arsim Profesional kur sëpari shkollat profesionale nuk kanë materialet për praktik në mungesë të buxhetit, kur ke shkolla dhe drejtime që nuk i duhen tregut të punës dhe ato shkolla që i duhen tregut të punës nuk i ke.
Ministria e Arsimit është edhe prej buxhetit me e varfër se çdo ministri tjetër, gjë që është një gabim i madh sepse në vende të ndryshme deri ne 20+ buxhetit ndahet për Arsim.
Arsimi në Kosovë ka nevojë për një ekip të madh për të zbatuar masa dhe punë intensive dhe ka nevoje për investime masive.
Andaj duke shfrytëzuar rastin kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të investojë masivishtë në Arsim dhe Aftësim Profesional dhe të rregullojë kaosin e brendshëm organizativë në sistemin e arsimit në Kosovë. Po ashtu duhet të krijohet një ekip ekspertësh që do përgatisin plane/projekte konkrete dhe të aplikojmë ne Horizont2020, IPA dhe grande tjera.!!
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare