Shqiptari që trafikonte drogë me avion nga Shqipëria në Itali, ja jeta luksoze që bënte(FOTO)

14:20 | 18 Maj 2016
Arbresh.info

“Bosi” i trafikut të drogës nga Shqipëri në Itali me avion bënte një jetë luksi.
Mediat italiane kanë zbuluar detaje nga jeta e shqiptarit, Vladimir Kolaj, pjesë e bandës së drogës me avion, pronar i një lokali në Torino, njohur si bara “Ladi”, që mes të tjerash shërbente si baza e grumbullimit të trafikantëve.

31-vjecari u arrestua bashkë me gruan e tij rumune, Gina Manole.

Së bashku me gruan e tij, Vladimir Kolaj bënte një jetë të bukur, lëvizje me limuzinë, dolli me shampanjë Dom Pérignon, festa luksoze, darka me ushqim të zgjedhur në barin e tyre në rrugën Brandizzo, baza e trafikantëve
Pas një operacioni të policisë italiane në ambientet e bar “Ladi”, në pronësi të shqiptarit Vladimir Kolaj, policia sekuestroi 10 kg marijuanë të ndarë në pako, më shumë se 2 kg kokainë, një peshore, një pushke lodër e ngjashme me modelin Ar70.

Në këtë të njëjtin operacion, në shtator të 2015 u sekuestrua një avion ultra i lehtë model Dynamic, në pronësi të Pasquale D’Ambrosio që përdorej për transportimin e drogës jashtë vendit.

Të arrestuarit Shqiptarët: Vladimir Kolaj Kision Kolaj Maksim Llanaj Erion Seferi Dritan Xhaja Skerdjan Halilaj Gëzim Borakaj Italianët: Carmine Ammendola Rosario Campisi Danilo Di Gennaro Pasquale D’ambrosio Luca Marano Gina Manole.

144_1463572724-8152382

droga-ok_1463572718-588865

Shpërndaje në rrjete sociale