Drejtues të Lëvizjes Qytetare “Vatra”, e cila përfaqëson shqiptarët nga Lugina e Preshevës, zhvilluan një takim me zv. ministrin dhe zyrtarin e ndërlidhjes për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, në Qeverinë e Kosovës z.Bajram Gecaj.
Gjatë këtij takimi përfaqesuesit e Lëvizjes Qytetare “Vatra” njoftuan z .Gecajn për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veqantë banorët e dëbuar nga ato treva e që jetojnë në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e Lëvizjes Qytetare ”Vatra” kërkuan nga z. Gecaj që kërkesat e tyre dhe të qytetarëve t’i adresojë në instancat më të larta qeveritare të Kosovës, transmeton Indeksonline.
Ndërsa si kërkesë e veçantë ishte hapja e zyrës për Kosove Lindore në Qeverinë e Kosovës, e cila do të merrej ekskluzivisht me problemet e këtyre banorëve dhe do të ishte një adresë për këta banore në instancat qeveritare. z Gecaj pranoi inforamcionet nga ” Vatra” dhe njoftoi për detyrën me të cilën merret ai në këtë rol dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunim dhe kooperim në këtë drejtim, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vatra./Indeksonline/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...