Sipas një raporti të publikuar nga firma kërkimore Strategy&, Samsung zë vendin e dytë si kompania që ka investuar më shumë për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja gjatë vitit 2014. Kompania koreano-jugore listohet në vend të parë nga të gjithë kompanitë teknologjike dhe në vend të dytë nga të gjitha industritë. Vendi i parë kryesohet nga kompania Volkswagen.
Sipas këtij raporti për vitin 2014, kompania ka rritur fuqinë e saj punëtore për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja me 27% që nga viti 2010, ku tani ka rreth 63,628 punonjës. Në vitin 2012, Samsung hapi një qendër për zhvillimin e teknologjive të reja në Finlandë, si dhe një qendër tjetër në Silicon Valley pas një viti. Këtë vit, kompania ka shpenzuar rreth 6.4% të të ardhurave të saj në total, ose 13.4 miliardë dollarë, për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja, transmeton krokodili.al.
Intel, një nga kompanitë më të mëdha për krijimin e çipeve, qëndron në vend të tretë, ku ka shpenzuar 10.6 miliardë dollarë për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja në vitin 2014. Kompani të tjera teknologjike që bëjnë pjesë në listën e Strategy& 2014 janë edhe Microsoft dhe Amazon, që qëndrojnë në vend të katërt dhe të katërmbëdhjetë, respektivisht. Nga ana tjetër, Apple, një nga rivalët e Samsung-ut, nuk bën fare pjesë në listë. Gjiganti i kërkimit në internet, Google, listohet në vend të dymbëdhjetë./lajmeonline
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...