8 mënyra se si të dukeni më tërheqës

22:22 | 13 Shkurt 2016
Arbresh.info

Keni humor të mirë

Studime të shumta kanë treguar se femrat tërhiqen prej meshkujve që mund ti bëjnë të qeshin ato. Në një studim, një psikolog u kërkoi meshkujve t’ua tregojnë një shaka miqve të tyre derisa një grua po qëndronte në tavolinën afër. Meshkujt që e treguan një shaka ishin më të sukseshëm ta marrin numrin e gruas se sa ata të cilët nuk i bënë miqtë e tyre të qeshin. “Kjo sepse sensi i humorit tregon që njeriu në fjalë është inteligjent dhe i mirë në shoqëri, gjëra që vlerësohen shumë në një partner.

laughing-getty

Mbani shokët afër

Një studim i vitit 2014 nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego gjeti se njerëzit dukeshin më të bukur në grup. Kjo sepse truri ynë e merr mesataren e tërheqjes së fytyrave.-transmeton arbresh.info. Prandaj për tu dukur më tërheqës qëndroni në shoqëri të miqve.

friends-getty
Shmangi bisedat sipërfaqësore

Për tu pëlqyer njerëzve duhet ti bëni ata të flasin për veten. Sipas një studimi të vitit 1997, kur njerëzit flasin për veten tek ta stimulohen të njëjtat regjione në tru të cilat i stimulon edhe seksi dhe ushqimi i mirë.

small-talk-getty
Bëhuni lider
Njerëzit i tërheq fuqia. Një studim i vitit 2014 gjeti se njerëzit besojnë se udhëheqësi i një grupi është më tërheqësi. Drejtori i një kompanie do tu duket më tërheqës punonjësve të tij se sa njerëzve jashtë kompanisë.

power-position-getty
Buzëqeshni më shumë
Studiuesit në Zvicër kanë zbuluar se sa më e fuqishme buzëqeshja aq më tërheqës duket një person. Në fakt një fytyrë e lumtur thuhet se kompenzon mungesën e tërheqjes relative.

smiling-getty
Mbani qen
Hulumtuesit kanë gjetur se njerëzit që mbajnë qen duken partnerë më të përshtatshëm. Kjo sepse tregon që ata janë të përkushtuar dhe të aftë të përkujdesen për dikë. Gjithashtu të kesh një qen të bën më të relaksuar, më të afërt dhe më të lumtur.

man-walking-dog-getty
Jini të sjellshëm
Karakteristikat e personalitetit kanë lidhje me tërheqjen fizike dhe karakteristikat pozitive mund të ju bëjnë të dukeni më tërheqës. Nëse keni një personalitet negativ do të dukeni më pak tërheqës.

being-kind-getty
Jetoni në një apartament luksoz
Një studim i Universitetit Cardiff Metropolitan gjeti se meshkujt e fotografuar në një apartament të klasit të lartë janë vlerësuar si më atraktivë krahasuar me ata të cilët janë fotografuar në një apartament standard./arbresh.info

house-status-getty

Shpërndaje në rrjete sociale