Shokohet Austria, refugjati përdhunon një 10-vjeçar: Ishte urgjencë seksuale

12:56 | 6 Shkurt 2016
Arbresh.info

Austria është e shokuar nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur me protagonistë sërish refugjatët nga vendet e luftës.

Një refugjat 20-vjeçar ka përdhunuar një fëmijë 10 vjeç. Pasi e ka gjetur vetëm në një pishinë publike e ka marrë forcërisht dhe e ka përdhunuar.

Para autoriteteve ai është justifikuar duke thënë: “Ishte një urgjencë seksuale. Kisha muaj të tërë që nuk bëja seks”.

Ngjarja ka indinjuar mbarë opinionin publik në vend. Një situatë e pakëndshme është edhe në Gjermani pas përdhunimeve të femrave nga refugjatët natën e ndërrimit të viteve në Këhln./lapsi.al.

Shpërndaje në rrjete sociale