NEW YORK – Substanca oleokantali në vajin e ullirit ndihmon në luftën kundër kancerit, kanë zbuluar shkencëtarët amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).
Shkencëtarët nga Universiteti Hunter në New York kanë bërë një kërkim mbi minjtë, në bazë të së cilit konstatuan se antioksidansi oleokantal shkatërron qelizën kancerogjene një orë pas hyrjes në të.
Kërkuesit shkencorë theksuan se substanca është efektive në trajtimin e kancerit të prostatës, kancerit pankreatik dhe të gjirit dhe se personi i cili vuan nga kanceri, por i cili peshon rreth 90 kilogram, duhet të konsumojë së paku 2,25 litër vaj ulliri. Shkencëtari Paul Breslin shpjegon se substanca oleokantal do të jetë më efektive nëse konsumohen çdo ditë.
Vaj ulliri është lehtësisht i tretshëm, dhe ndihmon në luftën kundër kancerit, ndihmon në rritjen e fëmijëve dhe ngadalëson plakjen për shkak përmbajtjes së lartë të antioksidantëve që bllokojnë radikalët e lira. Është i mirë për eshtrat, nyjet, lëkurë, mëlçi dhe zorrët. Gjithashtu ndihmon tek diabeti dhe ulçera në stomak.
Mbyllja e zyrës ilegale serbe në veri, Kurti: Pronë e uzurpu...
Putini s’do të udhëtojë në Turqi për bisedimet me Zelenskyn
Kjo është marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kry...
Analistët: Bllokada në Kuvend është lojë e dyanshme
Berisha: S’kam marrëveshje me Kurtin – s’e votoj dikë që nuk...
Udhëheqësit beluçë shpallin pavarësinë nga Pakistani, i kërk...