Gjatë qëndrimit të tij në Doha, ku po merr pjesë në Forumin e Sigurisë Globale, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj është takuar me Ministrin e Financave të Sudanit, Gebreil Ibrahim Mohamed.
Në një postim në rrjetin social Facebook, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka theksuar se e ka falënderuar ministrin sudanez për mbështetjen e vazhdueshme dhe njohjen që Sudani i ka bërë pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Kënaqësi ta takoj Dr. Gebreil Ibrahim Mohamed, Ministër i Financave i Sudanit. E falenderova për mbështetjen dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani! “, ka shkruar Hoxhaj.
Forumi i Sigurisë Globale, ku po merr pjesë Hoxhaj, po zhvillohet në Doha dhe mbledh liderë politikë, diplomatë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar sfidat globale të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Arbresh.info/
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...
Tërhiqet shorti për raundin e 1/8 së finales në FA Cup
Kryeministri Kurti i uron komunitetit Ashkali Ditën Kombëtar...