Në Ballkan është intensifikuar gara e armatimit, ndërsa serbët kanë drejtuar sytë tek Rusia dhe armët e saj.
Serbia dihet që ka lakmuar sistemin raketor S-300 dhe makineri tjera të rrezikshme, ndërsa kjo mbështetje ruse u pa pas vizitës së zëvendëskryeministrit të Rusisë – njeriut më të besueshëm të presidentit rus, Vladimir Putin – Dmitry Rogozin, i cili ia paraqiti modelin e këtyre armëve kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq.
Por, S-300 është vetëm ëndërr, sepse Serbia nuk ka para për to, e as për mirëmbajtje e kësaj makinerie, transmeton Telegrafi.

Por, sipas burimeve të ditores Kommersant, Beogradi ka bërë kërkesë Moskës për sistemin PVO (mbrojtje kundërajrore), pasi Kroacia do të merr nga SHBA-të raketat MGM-140 ATACMS, që mund të shkatërrojnë caqet në 300 kilometra largësi.
Kërkesa serbe tashmë ka shkuar, ndërsa një komision i dy shteteve për teknikë ushtarake do ta analizojë këtë deri në fund të janarit.
Sipas burimeve, Serbia është e interesuar për sistemet mesatare PVO – TOR dhe BUK.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë po kërkon edhe disa aeroplanë MiG 29.
Ushtria serbe momentalisht ka 10 MiG 29, 11 MiG 21, si dhe dhjetëra aeroplanë vendorë Soko J-22 Orao.

Burimet e ditores ruse thonë se nëse merren vesh palët për sistemin PVO dhe aeroplanët, ato do të dorëzohen nga resurset ekzistuese të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, me modernizimet shtesë.
“Kjo variante do të jetë më e shpejta e më e lira dhe do të mundësojë ruajtjen e balancës së forcave në Ballkan”, shkruan gazeta rus.
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...
Sot i jepet lamtumira e fundit ish-kryeparlamentarit, Nexhat...
Të premten vranësira, reshje lokale shiu e bore dhe erëra të...
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...