Diskriminimi i shqiptarëve në kulturë vazhdon ende. Nëse i hedh një sy programit që mbështet ministria e kulturës në veprimtarinë botuese do të shohim se botimet në gjuhën shqipe vazhdojnë të injorohen.
Prej 403 librave, revistave dhe botimeve elektronike që ka mbështetur kjo ministri vetëm 71 janë në gjuhën shqipe, ose 17,6 për qind. Kjo ministri ka mbështetur financiarisht botimin e 245 librave në gjuhën maqedonase dhe 63 librave në gjuhën shqipe. Ministria e kulturës ka mbështetur edhe botimin e 40 revistave në gjuhën maqedonase dhe të 5 revistave në gjuhën shqipe. Po te veprimtaria botuese, ministria e kulturës ka mbështetur 24 botime elektronike në gjuhën maqedonase dhe zero botime elektronik në gjuhën shqipe, si dhe 23 botimeve të manifestimeve në gjuhën maqedonase dhe 3 në gjuhën shqipe.
Kjo është hera e parë në 6-7 vitet e fundit që përqindja e titujve të botuar në gjuhën shqipe bie kaq poshtë, edhe pse në postet udhëheqëse të kësaj ministrie ka kuadër të BDI-së. Sekretar shtetëror në ministrinë e Kulturës është Behixhudin Shehapi, kuadër i parisë shqiptare në pushtet.
Megjithatë, edhe pse si numër botimet shqip arrijnë në 17,6 për qind për nga mjetet që ndahen, ata nuk arrijnë as 5 për qind, pasi nëse i referohemi përvojave të viteve të kaluara vetëm për botimin e një enciklopedie apo atllasi në gjuhën maqedonase, ministria e kulturës ndan aq mjete sa për gjysmën e botimeve në gjuhën shqipe. Shtëpia botuese “Matica” e cila do të botojë edhe Enciklopedinë e VMRO është shtëpia që ka marrë më shumë mbështetje nga ministria e kulturës me 15 tituj. Po ashtu me 13 tituj është mbështetur shtëpia botuese Makedonika litera, me 11 tituj shtëpia botuese “Magor”, Antolog me 9, ndërsa me nga 1 deri në 8 tituj janë mbështetur edhe dhjetëra shtëpi të tjera botuese. Ndërkaq, nga shtëpitë botuese shqiptare mbështetje më të madhe dhe atë më 7 tituj ka marrë “Arbëria dizajn”- Tetovë.
Shtëpia Botuese Shkupi e cila ka një përvojë 22 vjeçarë në këtë sferë ka reaguar ndaj Ministrisë së Kulturës për ndarjen jo të drejtë të mjeve për mbështetje në botime. Kjo shtëpi ka konkuruar me 20 tituj dhe është përkrahur vetëm me 4 tituj.
“Shkupi”, u dëmtua jo vetëm në kuptimin e sasisë, por edhe në atë cilësisë letrare. E para, është e pakrahasueshme, që “Shkupi” me përvojën 22 vjeçare dhe program botues të arriturave letrare botërore, të krahasohet me një shtëpi botuese që nuk i ka 22 orë punë dhe aplikon me program të krijuesve fillestarë. E dyta, nga aspekti cilësor i vlerave letrare, kemi bindjen e fortë, që vetë emrat e autorëve të letërsisë botërore dhe shqiptare, e dëshmojnë atë që Komisioni për botime duhej ta përkrahë tërë Programin tonë”, thuhet në reagimin e Shtëpisë Botuese Shkupi.
Nga Shtëpia botuese “Shkupi” sqarojnë se për të aplikuar me këto vepra letrare, ata kanë siguruar të drejtat autoriale nga Agjencitë autoriale, Shtëpitë botuese, apo nga vetë autorët, si dhe kanë përkthyer nga 10 faqe të veprave. E gjithë kjo sipas tyre ka kushtuar disa mijëra euro./Shenja/
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Shkodër, dy të vdekur dhe k...
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare