Realizohet ëndrra e shqiptarëve, kryeministri i Maqedonisë është shqiptar

20:57 | 14 Janar 2016
Arbresh.info

Ëndrra e shqiptarëve u bë realitet. Maqedonia tani ka kryeministër shqiptar. Me dorëheqjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski de fakto zv/ kryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi bëhet kryeministër deri në emërimin e kryeministrit të ri i cili pritet të emërohet nga radhët e VMRO-së, Sekretari i Përgjithshëm Emil Dimitriev, njofton TetovaSot

Edhe analisti politik Xhelal Neziri ka thënë se dorëheqja e Gruevskit de fakto dë të thotë se Musa Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë?!

“Nëse Gruevski ka dhënë dorëheqjen, a do të thotë se tash de facto Musa Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë?!” shkruan Neziri

Ndryshe sonte kryeministri Nikolla Gruevski dha dorëheqje duke thënë se nesër do të dorëzojë dorëheqjen time tek kryetari i Parlamentit, Trajkvo Veljanovski përmes një shkrese.

Shpërndaje në rrjete sociale