Në përvjetorin e 25-të të “RD”-së, organ i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri një bilanc të fjalës së lirë për 2015-n.
Sipas tij, 2015-ta ishte i mbrapshtë për gjithë shqiptarët dhe për median po ashtu. Ai tha se media u përball me presionin e qeverisë dhe krimit të mbështetur nga qeveria.
“2015 ka hyrë në histori si viti i mbrapshtë për median e lirë. Qeveria e Ramës u investua për mbylljen e një televizioni kritik, u investua për ligjin për burgosjen e gazetarëve, kur shpalli aksionin anti-informal si mjet presioni ndaj mediave të vendit, krimi kërcënoi dhe dhunoi haptas gazetarë dhe operatorë, banditë me uniformë të shtetit kërcënuan dhe dhunuan gazetarë. 2015 ishte viti kur fotoreportëreve dhe kameramanëve ju desh të përballen me dhunën, kërcënimet, djegien e makinave, kur përfaqësues të lartë të shtetit u filmuan duke kërcënuar median e lirë, si rasti i Qazim Sejdinit”, tha Basha.
Të gjitha këto, sipas demokratëve të çojnë në një emër dhe ai emër është Edi Rama. “E gjithë kjo është prodhim i një njeriu që flet për kënetë mediatike”, deklaroi Basha.
Kreu i demokratëve bëri palë median dhe opozitën në detyrën e tyre për të denoncuar korrupsionin. “Kush mund të pranojë tenderat korruptivë të kësaj qeverie? Opozita jo dhe besoj që as media jo”, tha Basha./Top Channel
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...