Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç reagoi pas kërkesës që Lista Serbe i drejtoi qeverisë serbe për të shpallur “terroriste” Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, duke thënë se diçka e tillë kërkon një reagim emergjent nga ana e Serbisë.
Kryediplomati serb komentoi dhe vendimin e qeverisë së Kosovës për të shpallur terroriste dy organizata në veri të vendit dhe u shpreh se kjo gjë bëhet vetëm për të shkaktuar frikë te serbët që banojnë në këto zona.
“Kjo hap gjuetinë për serbët, ata mund të shpallin terroristë të gjithë njerëzit tanë në veri të Kosovës”, tha Daçiç.
Kërkesa e Listës Serbe vjen disa ditë pasi Qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” organizata terroriste./A2CNN/
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq
Vrasja për parkimin në Kavajë, arrestohet autori
Irani përgatitet për luftë, Khamenei ia lëshon kontrollin e ...
U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kj...
Gazetari turk zbulon skandalin: Galatasaray nuk i ka paguar ...