Receta e ditës: Bukë e ëmbël me arra (Foto)

11:19 | 25 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Potica është një lloj rollate/buke e ëmbël tradicionalisht e mbushur me arra, por ekzistojnë edhe disa variacione të mbushjes me çokollatë, kokos, dardha të thata, lajthi, etj. Është shumë e përshtatshme për mëngjes sepse edhe kur është vjetërsuar dy-tre ditë, mund ta vendosni në toast dhe  keni një fetë jashtëzakonisht të shijshme secilën herë. Një version të kësaj buke të ëmbël e gatuan edhe ime më, e cila në fakt edhe më ndihmoi në deshifrimin e recetës dhe gatimin e kësaj buke.

Përbërësit për këtë gatim janë:

Për petën:
500gr miell,
30gr maja buke,
80 gr gjalpë,
80 gr sheqer,
3 të kuq të vezëve,
250ml qumësht,
esencë vanileje,
Lëkura limoni

Për mbushjen:
500gr arra të bluara,
150 gr sheqer,
150ml qumësht,
2 vezë,
2 lugë mjaltë,
Lëkurë limoni,
Fruta të thata,
Esencë vaniljeje
Kanellë e bluar.

Për bukën procedura është mjaft e ngjashme me gatimin e bukës së zakonshme.

Në një enë vendosni majën e bukës bashkë me sheqerin dhe një lugë miell, më pas shtoni qumësht  të vakët dhe lëreni që maja të aktivizohet.

imag9057

Ndërkohë thyeni dhe përzieni dy të kuqë të vezës,

imag9062

shtoni qumështin dhe miellin, përzieni ngadalë dhe shtoni edhe kubet e gjalpit në temperaturë ambienti.

imag9064

Përziejeni mirë këtë masë derisa të keni fituar brum homogjen, gjithmonë duke e ngjeshur, nëse ka nevojë shtoni miell derisa të mos ngjis më.

imag9068

Përziejeni mirë këtë masë derisa të keni fituar brum homogjen, gjithmonë duke e ngjeshur, nëse ka nevojë shtoni miell derisa të mos ngjis më.

imag9071

Në anën tjetër përgatitet mbushja:

imag9076

Arrave të bluara u shtohet sheqer, kanellë, lëkurë limoni, fruta të thata dhe më pas u shtohet edhe qumështi i vakët bashkë me vezët. Përzihet mirë dhe është gati për tu përdorur.

imag9078

Kur brumi të ketë ardhur,

imag9079

ndajeni atë në 4 pjesë

imag9083

dhe më pas shtrijeni në petë me dimensionet e përshtatshme për tepsinë ku do ta piqni, duke pasur kujdes që të jetë e trashësisë rreth 0.5cm.

imag9090

Në secilën petë vendosni një sasi nga kremi me arra të trashësisë së njëjtë me petën,

imag9092

më pas rrotullojeni petën me kujdes për t’i dhënë formën e rollatës (për këtë qëllim, shtrijeni petën mbi një pecetë të pambuktë kuzhine e cila shërben edhe si rrotulluese).

imag9095

Vendosni dy rollatat njërën mbi tjetrën në tepsi të lyer me gjalpë, dhe leni të ambient të ngrohtë edhe për disa minuta (përafërsisht 20min9

lyeni sipër me vezë për të pasur efektin mbreslënës të petës së pjekur në fund.

imag9094

Dhe vendoseni tepsinë në furre për rreth 1h ne 180°C.

Tradicionalisht potica piqet në tepsi me formë të rrumbullakët dhe të thellë, me ç ‘rast dy rollata vendosen njëra mbi tjetrën, por mund ta piqni edhe në tepsi të drejtë pa problem.

Rezultati përfundimtar për mua ishte ky këtu:

imag9099

Nga këtu ngjarja rrodhi kështu: e ktheva kokën për të kërkuar sheqerin pluhur, derisa e gjeta dhe u ktheva ta pluhuros sipër gatimin ende të nxehtë, potica ishte përgjysmuar!  (lexo: gjysma tashmë ishte ngrënë)

Kështu që pluhurosa vetëm gjysmën e mbetur, dukej kështu:

imag9108

imag9104-001

Marrë nga: Global Cuisine

Shpërndaje në rrjete sociale