Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për lirimin e tre policëve të Kosovës të kidnapuar nga Serbia.
Në lidhje me këtë situatë Rama tha se zgjidhja për këtë është në tryezën e bisedimeve, zgjidhje kjo e ofruar nga bashkësia euroatlantike.
Për të, dokumenti i marrëveshjes është mundësi e artë për Kosovën.
“Është kaq e madhe kjo mundësi sa të gjitha këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm nga fokusi. Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë dhe sot bashkësia euroatlantike i ka dhënë Kosovës mundësinë e artë dhe propozimi në tryezë është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës”, deklaroi Rama.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të jetë e vlefshme përgjithmonë, meqë edhe situatat në të ardhmen do të ndryshojnë.
“Mund ta them me plot gojën që ajo marrëveshje që është në tavolinë dhe kjo mundësi e artë nuk është e thënë që të jenë aty përgjithmonë”, tha Rama.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, Rama kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve të kidnapuar nga njësitet speciale serbe në fshatin Bare të Leposaviqit, në vijën e thellë kufitare Kosovë – Serbi./Arbresh.info
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro
Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëv...