Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar anulimin e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë nesër në Gjakovë.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Rama ka thënë se për këtë gjë e ka informuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe se arsyet lidhen me përplasjen e Kosovës me bashkësinë euro-atlantike.
“E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve me Kosovën me krejt bashkësinë euro-atlantik, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, ka thënë Edi Rama.
Ai theksoi se i ka kërkuar Kurtit që mbledhja të mbahet në një format më “të ngushtë”, por se nuk ka hasur në dakordësi nga kryeministri i Kosovës.
“Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për tu takuar nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht ministrat e jashtëm dhe mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë, që po e çan në mënyrë demokratike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike”, tha Rama para gazetarëve.
“Për fat të keq, me keqardhje më duhet të themi që nuk kem pasur dakordësi me kryeministrin Kurti për një ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe të diskutohet për këtë, por kjo nuk është e mundur sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës, sot. Mbase, nuk është një përgjigje përfundimtare nga Kryeministri, shpresoj që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet kur e përsëris në kushtet që jemi në prag të lëvizjes së planit se nuk ma zë as goja të flasë për sanksione, të masave shtrënguese të një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht janë në kushte të sosjes së durimit”, shtoi ai.
Duke pasur parasysh gjendjen e krijuar në Kosovë, Rama thotë se “një plan realisht shumë i rëndë” do të vihet në lëvizje nga ndërkombëtarët.
“Kam bërë përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, nëse nuk e shfrytëzojnë këtë kohë për të një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam shumë frikë që plani që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama./Arbresh.info
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë