Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka folur për kërkesën e të burgosurve në Kumanovë të cilë këta të fundit kanë kërkuar të bëjnë burgun në Kosovë.
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu ka thënë se në momentin kur do të vijnë kërkesat nga Ministria e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut do e shqyrtojnë çështjen, raporton Arbresh.info.
“Në momentin që do të na vijnë kërkesat nga ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ne do i marrim përsipër detyrat tona, në momentin që i marrim do e shqyrtojmë këtë çështje”, tha Haxhiu.
Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka replikuar nga deklarata e Haxhiut, duke thënë se ata janë vëllezërit dhe motrat tona dhe sipas saj, kërkesa duhet të bëhet nga Qeveria e Kosovës.
“Ata janë qytetarë të Kosovës, vëllezër dhe motra, dhe mendoj që kërkesa duhet të bëhet nga Qeveria:, tha Kadrijaj.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë ka thënë se kërkesën duhet ta bëjnë të burgosurit.
“Kam pasur komunikim me ministrin e Drejtësisë atje, dhe këtë çështje e kemi diskutuar. Kërkesën duhet ta bëjnë të burgosurit, dhe në momentin që më pas do miratohet kërkesa e tyre dhe të na kërkohet neve, ne do e trajtojmë”, shtoi Haxhiu./Arbresh.info/
Fillon takimi konsultativ i presidentës Osmani me përfaqësue...
Osmani: Jam e gatshme ta dërgoj në Kushtetuese moskonstituim...
Caktohen gjyqtarët e xhiros së parafundit të Superligës
“Kishte një disponim minimal”- Osmani tregon detaje nga taki...
Vizita e parë e një kryeministri britanik. Rama: Moment hist...
Vota për Kosovën në KiE shkund koalicionin në Mal të Zi