Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu sot në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se populli ka humbur shpresën nga kjo Qeveri dhe sipas saj kjo është arsyeja që po emigrojnë.
Musliu ka thënë se kjo qeveri po ia fundos shpresat qytetarëve, dhe për këtë Kosova po zbrazet, raporton Arbresh.info.
Sot kemi një Qeveri e cila çdo ditë e më shumë po i fundos shpresat e qytetarëve. Kosova po zbrazet e ne po kalojmë kohën kot duke shitur tangërllëk duke treguar se kush është patriot e kush tradhtar. Realiteti tregon se populli e ka humbur shpresën te ky vend dhe po emigron. Kosova ndodhet në mes të një katastrofë kombëtare e sociale të largimit të qytetarëve. Qeveria duhet ta marrë me prioritet këtë çështje sepse nesër nuk do të kemi për kënd të angazhohemi dhe do të dalim me njollë të zezë si deputetë. Është momenti i fundit që ne deputetët të reflektojmë sepse Kosova po boshatiset./Arbresh.info/
Për të 17-ën herë dështon konstitutimi i Kuvendit
Dehari fton përfaqësuesit e subjekteve politike për konsulti...
Pas mbi gjysmë ore vonesë, nis seanca e shtatëmbëdhjetë kons...
“Ne jemi gati”, Rexhepi poston foto me Kurtin para seancës, ...
Krasniqi u takua me Kurtin para seancës konstituive, folën p...
Musliu: Asnjë kandidat i cili ka qenë në qeverinë Kurti 2 nu...