Jehona Lushaku – Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i ka replikuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, për fjalimin e saj të sotëm në Kuvend.
Lushaku ka shkruar se është pikërisht Gërvalla ajo e cila ka tradhtuar rugovizmin, duke ia bërë servilen kryeministrit Kurti.
“Po pra, ministrja e punëve të jashtme ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada. Kaq për udhëheqësen e diplomacisë së shtetit tonë”, ka shkruar ajo.
Kryediplomatja Gërvalla sot në Kuvendin e Kosovës i është drejtuar opozitës me fjalët: “Në Kuvend jeni shqiponja, e kur po shkoni në ambasada po bëheni pula”./Arbresh.info
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...
Nga Foden te Gavi dhe Florian Wirtz: Dhjetë futbollistët më ...
Qipro merr presidencën e BE/ Begaj: Shqipëria të mbyllë kapi...