Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një postim në Instagram, ku shihet në një tavolinë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Ai ka shkruar se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Dalin pamjet e para nga operacioni në Venezuelë: Helikopterë...
Kapja e Maduros nga SHBA, reagon Rusia: Akt agresioni, merit...
Sekretari Rubio: Maduro s’është president, ai është kreu i o...
Ish-ambasadori kosovar tregon se çfarë mund të përfitojë Kos...
Sulmi në Venezuelë, Kallas bën thirrje për përmbajtje: BE po...
KQZ: Numërohen mbi 99% e vendvotimeve, procesi drejtë përfun...