Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka komentuar mospjesëmarrjen e Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi si kryetarë të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit në takimin me ambasadorin amerikan.
Për këtë, Çitaku ka pyetur partine në pushteët, VV-në, nga e cila vijnë edhe këta dy kryetarë, se kah janë nisë.
“Ku jeni nisë more kështu?! Qetësojuni. Ulni tensionet. Uluni dhe koordinoni hapat me aleatët tanë. Nëse keni shqetësime a pakënaqësi, thuajeni në takim”, ka shkruar Çitaku.
Tutje, ajo ka shkruar se qasja e tillë, sipas saj arrogante dhe aventureske, do t’i kushtojë Kosovës.
Në takimin e thirrur sot nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, bashkë me ambasadorët e QUINT-it, ku ishin të ftuar katër kryetarët e ri të veriut, morën pjesë vetëm kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci dhe kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilët vijnë nga PDK-ja.
Në takim nuk shkuan Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi, që të dy nga VV-ja./Arbresh.info
Peci tregon se kë e ka cilësuar “hajvan” Albin Kurti
“A t’kujtohet dashnia”, Yll Limani lanson këngën e tij më të...
Çfarë ndodhi gjatë takimit te presidentja, flet Memli Krasni...
Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë 1.4 trilion doll...
Rama mirëpret kryeministrin e Finlandës, diskutuan për forci...
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje...