Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha është shprehur i sigurt se betimi i kryetarëve të komunave veriore nesër do të kalojë pa problem ashtu siç ka siguruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Basha ka thënë se Vuçiqi e Lufton integrimin e serbëve në Kosovë.
Tutje ai deklaroi se armik i serbëve të Kosovës është Vuçiqi.
“Armiku i serbëve atje dhe i republikës së Kosovës, mbetet Vuçiqi”, tha Basha në T7.
Basha ka thënë se ShBA po e ruan pozicionin e ndërmjetësuesit në këtë mes. Ai ka thënë se e kupton këtë rol.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin zgjedhjet, ka qenë fakti se serbët janë kërcënuar nga strukturat kriminale atje. Jo se nuk dojnë. Duhet ta kuptojmë, SHBA vijnë nga këndi i ndërmjetësuesit dhe duan t’u ikin tensioneve. As ne dhe as SHBA nuk kemi interes për tensione”, ka thënë ai.
Sot, do të bëhet betimi i kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
Video/ Tragjedia me 47 viktima në Crans-Montana, momenti kur...
Vuçiq: Pikat kyç të marrëveshjes për shitjen e NIS-it te MOL...
Kurti: Daci dha shembull se si duhet zhvilluar beteja politi...
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Vetura përplaset me kamion në Malishevë, një person i lëndua...
Protesta të dhunshme në Iran, Trump: Ndaloni vrasjet, jemi t...