Përfundon sezoni për Neymar, shkak lëndimi

18:37 | 6 Mars 2023
Emir Abduramani

Paris Saint-Germain ka njoftuar zyrtarisht se Neymar do të mungojë më së paku tre deri në katër muaj, pra, sezoni për të veçse ka përfunduar.

Kjo për shkak se Neymar do t’i nënshtrohet një operacioni pas lëndimit të ligamentit në kyçin e këmbës së djathtë.

Stafi mjekësor i PSG-së ka rekomanduar këtë mënyrë veprimi për të parandaluar rrezikun e një përsëritjeje të lëndimit të tij në kyçin e këmbës të pësuar gjatë Botërorit me Brazilin, i cili që atëherë e ka shqetësuar sulmuesin brazilian dhe pas konsultimit me ekspertë të shumtë, është konfirmuar si e nevojshëm operimi.

“Pas analizave të hollësishme nga specialistët, u mor vendimi për të operuar kyçin e këmbës së Neymar Jr. Operacioni do të kryhet në ditët në vijim në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit. Neymar Jr do të fillojë procesin e rehabilitimit në fund të javës në Brazil, nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të Paris Saint-Germainit”, thuhet në njoftimin e klubit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme