Qeveria e Kroacisë ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit kroat, Zoran Milanoviq, i cili tha se ndërkombëtarët ia kanë marrë Kosovën Serbisë.
Në një shkrim në Twitter, qeveria kroate theksoi se deklratat e Milanoviqit nuk janë qëndrimi politik i Kroacisë, duke rikonfirmuar se Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga Kroacia, përcjell arbresh.info.
“Sa u përket deklaratave të presidentit për çështjen e Kosovës, Kroacia e ka përcaktuar qartë veten dhe ajo që tha ai nuk është qëndrim politik i vendit. Kosova është shtet i pavarur, shtet i njohur nga Kroacia dhe shtet me të cilin kemi marrëdhënie diplomatike” – thuhet në postimin e Qeverisë kroate në Twitter.
Presidenti Milanoviq këto deklarata i ka bërë para dy ditëve, ku tha se Kosova i ka takuar Serbisë, por atë ia ka “aneksuar” bashkësia ndërkombëtare.
Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura të shiut dhe breshë...
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit...
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë ra...
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti...
Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Re...