Gjatë transmetim të drejtpërdrejt të mbrëmjes humanitare ”Bashkë ia dalim”, janë dhuruar rreth gjysmë milioni euro donacione vetëm nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.
Këtë shifër të donacioneve e dha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në transmetuesin publik.
Mbrëmjes humanitare ”Bashkë ia dalim”, i janë bashkuar shumë artistë e figura publike.
Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në pesë televizione në Kosovë.
Osmani: Kur Kosova flet me dinjitet, bota dëgjon
Sitnica del nga shtrati, raportohet për evakuim të banorëve
Dimri mbërthen Evropën, kaos në trafik nga dëbora dhe ngrica...
KRU “Mitrovica” njofton ndërprerjen e operimit të impiantit ...
Situatë kritike në Vlorë, Vjosa gati të kalojë vijën e kuqe ...
Komuna e Prishtinës apelon për kujdes të shtuar gjatë reshje...