Komuna e Mitrovicës ka ndarë 500 mijë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në këtë qytet.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza, i cili në një postim në Facebook tha se ky vendim erdhi pasi pa çdo ditë gjendjen reale të shkaktuar pas vërshimeve, përcjell arbresh.info.
“Duke qenë çdo ditë afër jush dhe duke parë gjendjen dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet, në procedurë ligjore dhe institucionale, Komuna e Mitrovicës do të ndajë gjysmë milionë euro për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në qytetin tonë.”, ka shkruar ai.
Më tej, Hamza bëri thirrje të gjithë ata që duan të ndihmojnë, të lajmërohen në komunë dhe më pas komuna do t’i identifikojë familjet në nevojë.
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...