Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas shtatzënë në QKUK sot.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se ai që e bëri këtë vrasje është një vrasës mizor dhe gruaja humbi jetën aty ku duhet të shërohen njerëzit, si dhe u vra një grua që po sillte në jetë një fëmijë.
Kurti theksoi se kjo është e papranueshme dhe e padurueshme.
“Dy engjëj në qiellin e pistë
Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.”, shkroi Kurti në Facebook/arbresh.info
TikTok ka një vegël të re që ju lejon të “ringjallni” një fo...
Trump: Melania dhe unë jemi të pikëlluar, i urojmë Bidenit s...
Ramadani lojtari i ndeshjes në fitoren e Lecces
Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive
Galatasaray shpallet kampion i Turqisë, dy xhiro pa përfundu...
Diagnostifikimi kancer, Hoxhaj i uron shërim të shpejtë ish-...