Skuadra spanjolle, Barcelona, tashmë ka filluar t’i largojë disa lojtarë nga skuadra e tyre, duke ia ofruar skuadrës angleze, Chelseat emra si Pierre-Emerick Aubameyang, Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.
Pavarësisht se erdhi me bujë të madhe, Aubameyang mund të rikthehet në Angli te rivali i ish skuadrës së tij, Arsenal.
Katalunasit tashmë kanë transferuar lojtarin e Bayern Muncihut, Robert Lewandwski dhe siç duket trajneri spanjoll, Xavi nuk është duke llogaritur në shërbimet e ish-lojtarit të Arsenalit.
Ndërsa Memphis Depay, më në fund ka pranuar të largohet nga Barcelona, ndërsa kohëve të fundit mediat spanjolle kanë raportuar se holandezi është duke kërkuar nga klubi spanjoll, që të largohet si lojtarë i lirë.
Kurse Frenkie de Jongut, trajneri i Barcelonës ia ka bërë me dije që nuk do të llogarisë në shërbimet e tij dhe tanimë është koha më e mirë për tu larguar nga skuadra e katalunasëve. /arbresh.info/
Thumbon Xheneta: Më shpesh lahet macja ime sesa banorët e “B...
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro