Kasper Schmeichel është transferuar në Ligue 1.
Portieri i kombëtares danez ishte pjesë e Leicester City në 11 sezonet e fundit, teksa në tri vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Nice, ekip ku zv trajner është Arjan Peço.
“Gardiani” ishte një pikat më të forta të Leicester City, skuadër me të cilën fitoi Premier League (2016), Kupën e Ligës (2014), FA Cup (2021) dhe Superkupës e Anglisë (2021).
35-vjeçari nuk i ka harruar tifozët e “Dhelprave” gjatë prezantimit si portier i Nice.
“Pas njëmbëdhjetë sezonesh të pabesueshme, mora vendimin e vështirë për t’u larguar nga Leicesteri.
Për mua ishte më shumë se një klub, një vend ku bëra miq dhe gjeta kujtime për jetën. Leicester City ishte shtëpia ime.
Njëmbëdhjetë sezone të veçanta nga njerëzit në prapaskenë, nga ata në fushë pranë meje dhe nga tifozët.
Mbështetja juaj ka qenë e jashtëzakonshme, ju jam shumë mirënjohës secilit prej jush. Faleminderit, shihemi së shpejti”, deklaroi portieri i njohur./SS
Thumbon Xheneta: Më shpesh lahet macja ime sesa banorët e “B...
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...
Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pe...
Juventusi ka dy sulmues në listë, njëri nga ta i bashkohet n...
Ky është burgu ku mbahet Nicolas Maduro